Erjon Dushku drejt Superligës turke, mbrojtësi ka disa oferta

Mbrojtesi lezhaian i cili deklaroi para dy ditësh se me shumë mundësi në fundin e sezonit do të largohet nga Flamurtari, po shikon mundësitë se ku do të luajë sezonin e ardhshëm. Burime pranë futbollistit bëjnë me dije se mbrojtesi mund të luajë në Turqi.Nga sa mësohet klubi i parë që dëshiron shërbimet e Dushkut, është Kasimpasa. Ekipi i Kasimpasas është një nga 6 ekipet më të mira në Turqi dhe këtë vit ka si objektiv pjesmarrjen në Europa League.Ata i kanë bërë një ofertë lezhianit por është në dorën e tij për ta pranuar ose jo. Përveç Kasmipasa Dushkun e duan edhe 2 ekipe të thera në Turqi, por emrat nuk bëhen të ditur. Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë Dushku.