Haxhiosmaniviç: E dimë çfarë na pret në Kavajë, ne do të bëjmë lojën tonë
Trajneri i malazez i ekipit shkodran, Haxhiosmanoviç ka folur përpara sfidës mjaft të rëndësishme kundër Besës Ai u shpreh se kjo ndeshje është më e rëndësishmja e gjithë sezonit për Vllazninë dhe përqëndrimi duhet të jetë maksimal."Shkojmë në Kavajë për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Një humbje do të ndërlikonte së tepërmi situatën e kipit tonë dhe fitoret e fundit nuk do të kenë asnjë vlerë.Kam dëgjuar se policia e ka të vështirë të marrë përsipër organizimin e ndeshjes. Nisur nga kjo e paramendoj se çfarë mund të ndodhë, por ne nuk kemi frikë, shkojmë në Kavajë për fitore dhe do ta provojmë me çdo mënyrë për tja arritur." -mbylli deklaratën e tij Haxhiosmanoviç.Ndeshja do të luhet nesër në stadiumin "Besa" të kavajës dhe është e vlefshme për javën e 32 të Superligës Shqiptare.