Partizani hap dyert, ndaj Skënderbeut luhet pa biletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Maj 2014, 14:22
Ekipi i Partizanit do të presë ditën e nesëmre në "Qemal Stafa" Skënderbeun në javën e 32 të Supeligës Shqiptare.Drejtuesit e kubit të kuq kanë menduar që për këtë takim dhe takimin e fundit, hyrja për tifozat të jetë pa biletë në mënyrë që të ketë sa më shumë pjesmarrje dhe mbështetje për ekipin.Partizani aktualisht "lufton" për vendin e dytë në kampionat dhe ndodhet vetëm një pikë larg Kukësit i cili ruan këtë vend. Mbështetja masive e tifozave do t'i ndihmojë ata të fitojnë më lehtësisht dhe në fund të arrijnë objektivin e tyre.Ndeshja do të luhet nësër në orën 16:00 në stadiumin "Qemal Stafa"