Rënditja e Fifas: Shqipëria mbetet në vendin e 70-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Maj 2014, 23:57
Faqja zyrtare e Fifas ka publikuar përsëri rënditjen e muajit Prill për ekipet Kombëtare. Shqipëria nuk ka lëvizur asnjë pozicion dhe vazhdon të mbetet në vendin e 70-të.Gjatë muajit të fundit nuk kemi zhvilluar asnjë ndeshje qoftë edhe miqësore dhe kjo është arsyeja që nuk kemi ndryshim në pozicion. Qëllimi është që në miqësoret e ardhshme kundër Rumanisë dhe Hungarisë të bëjmë paraqitje sa më të mira dhe të fitojmë sa më shumë pikë.Rënditjen e kryeson Spanja e cila ruan vendin e parë, e dyta është Gjermania, ndërkohë tabela vazhdon me Portugalinë në vendin e 3-të, Kolumbia e katërta dhe Uruguai e pesta. Top 10 vazhdon me Argjentinën, Brazilin, Zvicër, Itali, dhe Greqinë