"Kick-Boks" Shqipëria me 2 medalje ari në kampionatin botëror

Shqipëria ka arritur të marrë një fitore të dyfishtë në kampionatin botëror të "Kick-Boksit" që po zhvillohet në Spanjë.  Frenkli Myftari u shpall kampion bote në disiplinën “low kick” duke i dhuruar Shqipërisë një medalje ari për  peshën 81 kilogram.Nga ana tjetër sportisti  Edison Shehaj arriti podiumin më të lartë për të rinj në disiplinat “Low kick” dhe “K1″ të peshës 67 kilogram.Pjesë e garës ishin dhe dy sportistë të tjerë shqiptarë, Julian Alla dhe Adi Hoxha. Të dy djemtë nuk arritën dot deri në zonën e medaljeve. Ndërkohë që dy juniorët Stiven dhe Brus Jakupi arritën të kalojnë raundin e parë të kualifikueseve. "Iska World Ama Championship" zhvillohet në Spanjë prej datës 1 maj deri më datë 4 maj dhe Shqipëria mund të marrë medalje të tjera në ditët në vazhdim.