Luis Suarez i thotë "JO" Realit, qëndroj tek Liverpool
Sulmuesi i Liverpool, Luis Suarez ka konfirmuar se nuk dëshiron që të shkojë tek Real Madrid edhe pse klubi spanjoll e kërkon me këmbëngulje sulmuesin uruguaian. Pak muaj më parë Suarez deklaroi se e ka pasur ëndërr që një ditë të luajë tek Reali, por si duket ai ka ndryshuar mendim.Pas një sezoni mbresëlënës me Liverpulin, sulmuesi kërkon të qëndrojë të paktën edhe një vit me të kuqtë. Kohët e fundit u përfol se Reali ka ofruar plot 85 milionë euro për kartonin e tij por vetë Suarez ishte ai që vendosi t'i mbyllë derën kësaj oferte."Unë nuk largohem nga Liverpuli, minimalisht edhe një sezon. Jam shumë i lumtur këtu, familja ime gjithashtu. Kemi një mbështetje të jashtëzakonshme të tifozëve, ndërkohë që skuadra sa vjen edhe forcohet. Momentalisht nuk do pranoj asnjë ofertë që do vijë për mua, pasi nuk kam në plan të luaj diku tjetër”, u shpreh Suarez