Prandelli: Balotelli mos mendojë se e ka vendin e sigurt tek Italia

Trajneri i kombëtares së Italisë, Cezare Prandeli është rikthyer të flasë për kombëtaren e Italisë. Gjatë prononcimit të tij ai la të kuptohet qartë se Mario Baloteli nuk ka një vend të garantuar në ekipin që ai drejton në botërorin që do të luhet këtë verë në Brazil. "Askush nuk do të jetë i paprekshëm tek Italia. Ne do të duhet të marrim vendimet në kohën e caktuar dhe të zgjedhim se cili lojtar e meriton formacionin. Mario herë pas here bën gabime, por kurrë nuk heq dorë nga të qënit në qendër të vëmendjes.Mario është lojtar i shkëlqyer por nuk mund të them se do të jetë titullar tek Italia në çdo ndeshje që do të luajmë në Brazil. Unë jam i lumtur si trajner se do të kem shumë alternativa në sulm." -deklaroi prandelli