Giggs: Van Persi pothuajse gati, për të ardhmen nuk mendoj

Trajneri aktual i Manchester United, Rayan Giggs ka folur për sfidën e nesërme kundër Sunderland. Giggs theksoi se kjo është një sfidë e rëndësishme përsa i përket vazhdimsisë të ekipit. Ai u ka kërkuar lojtarëve të tij të japin maksimumin dhe mos bëjnë hap fals në këtë sfidë. Lajmi i mirë është se ndaj Sunderland ai do të ketë të gatshëm dhe sulmuesin hollandez Van Persi."Sfida e nësërme kundër Sunderland është një ndeshje që duhet fituar patjetër, nuk duhet të bëjmë asnjë hap fals, i kam kërkuar lojtarëve përqëndrim dhe besoj se do të triumfojmë. Mund të them se për këtë ndeshje do të kem të gatshëm dhe sulmuesin Van Persi i cili pothuajse ka kaluar dëmtimin dhe është i gatshëm për të na dhënë një dorë.Van Gaal? Nuk e di se çdo të bëjnë drejtuesit, unë po mendoj për ndeshjet që kanë mbetur dhe kur të vijë koha do mendojmë për gjera të tjera." ka shtuar uellsiani kur u pyet në lidhje me trajnerin e ardhshëm Van Gaal.