Benitez: Futbollit italian i mungon ritmi

Trajneri i Napolit, Rafa Benitez ka dhënë një deklaratë të shkurtër lidhur me momentet e tij që po kalon në futbollin italian tek skuadra e Napolit."Kemi bërë një kampionat deri diku të mirë, ndryshe nga vitet e tjera ky vit nuk ka patur konkurencën e duhur. Ekipi ynë është krijuar që në fillim ku si objektiv primar kishte pjesmarrjen në Champions League dhe këtë e arritëm. Jemi duke menduar të bëjmë mirë në këtë kompeticion."Benitez u ndal pak dhe tek kampionati në përgjithësi. "Kur krahësoj futbollin e sotëm italian më atë të para disi viteve, vërej se i mungon pak ritmi, loja bëhet e ngadaltë dhe në të shumtën e rasteve e mërzitshme. Në Angli është ndryshe, atje ritmi është tepër i lartë edhe sikur të luajnë dy ekipe për mbijetesë." shtoi Benitez