Paulinho, përveç Chelsea tani interesohet dhe Roma

Mesfushori brazilian i Tottenham Hotspurs, Joze Paulinho  duket se është njëri prej futbollistëve që të gjitha skuadrat do të dëshironin ta kenë në mesin e tyre. pas interesimit të ekipit anglez Chelsea, së fundmi për brazilianin interesohet edhe Roma.

Paulinho gjithashtu po kërkohet me ngulm nga skuadrat më të mira në kampionatin anglez, pasi është një mesfushor me shumë kualitet. Nisur nga sot këtyre skuadrave ju shtohet edhe një rival në "luftën" për sigurimin e shërbimeve të brazilianit.

Ekipi i Rudi Garcias ka nisur kontaktet me mesfushorin.  Eshtë pikësisht skuadra italiane e Romës e cila ka urdhëruar agjentët e vet të fillojnë bisedimet dhe tratativat për ta sjellë në kryeqytet, brazilianin e talentuar.