Milan, Tottenham interesohet për Adel Tarabt

Sipas shtypit britanik, skuadra angleze e Tottenham është vënë në gjurmët e sulmuesit të Milanit, Adel Tarabt. Në të shkuarën e tij, Tarabt ka qenë pjesë e Tottenham por drejtuesit e ekipit londinez nuk kanë besuar tek ai.Futbollisti i cili është në pronësi të QPR dhe është huazuar tek Milani që në muajin Janar, mund të lëvize dhe Anglia me shumë mundësi do të jetë destinacioni tij i ardhshëm.Forma e mirë që ai ka treguar tek Milani ka bërë që për sulmuesin të interesohen një pjesë e mirë e klubeve angleze, pasi përveç Tottenham, të interesuara për Tarabt janë edhe Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.