Guardiola: Bayerni do të ecë përpara falë ideve të mia
Trajneri spanjoll i Bayern Munchen, Pep Guardiola ka folur në koferencën për shtyp para ndeshjes së fundjavës kundër Hamburgut.Guardiola nuk harroi të ndalej dhe tek dështimi në Champions kundër Realit të Madridit. Ai theksoi se ajo ishte vetëm një ndeshje dhe gjithçka duhet hedhur pas krahëve."Unë nuk kam ardhur në Gjermani për të ndryshuar mentalitetin e futbollit gjerman, ata që mendojnë kështu gabohen. Nëse nuk fitojmë, riskun e mbaj unë. Në skuadra të mëdha si Bayerni duhet të fitosh gjithmonë. Kur kjo gjë nuk ndodh, është detyra e klubit të vendosë. Por unë e ndjej se kam besimin e tyre.Unë do vazhdoj të jem trajner i Bayernit dhe ky ekip do të përmirësohet dhe do të fitojë shumë trofe falë ideve të mia." - mbylli deklaratën e tij Guardiola