Klose rinovon me Lazion: Jam i lumtur

Miroslav Klose do të vazhdojë të mbetet pjesë e Lazios edhe për një vit tjetër. Sulmuesi gjerman ka rinovuar kontratën për një vit me opsionin edhe për 2016-tën.Menjëherë pas firmës së hedhur mbi kontratë, Klose është shprehur: " Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e Lazios edhe për një vit tjetër, kam patur shumë oferta por në fund vendosa të vazhdoj me Lazion pasi më pëlqen ambienti këtu.Ndjehem pjesë e projektit të Lazios dhe më vjen mirë që drejtuesit besojnë tek unë dhe më kanë besuar një rol të rëndësishëm." -mbylli dekraratën e tij Klose.Sulmuesi pretendon të ruajë formën që të ketë mundësi të grumbullohet nga trajneri Johakim Low në kombëtare, dhe të marrë pjesë në "Brazil 2014".