Diego Costa tek Chelsea për 40 milion euro

Diego Costa është sulmuesi më i ri i Chelseat. Mungon zyrtarizimi por akordi është arritur që sulmuesi spanjoll i Atletiko Madrid sezonin e ardhshëm të luajë në kampionatin anglez duke mbajtur veshur fanelën e Chelsea.Sulmuesi do të firmosë një kontratë 5 vjeçare m Chelsea dhe blutë e Londrës kanë paguar plot 40 milion euro për të siguruar shërbimet e tij.Sipas shtypit spanjoll, konfirmimi do të vijë vetëm pas finales që ekipi i Atletikos do të luajë në 24 maj kundër Realit të Madridit. Pas ardhjes së Diego Costas tek Chelsea, do të ketë edhe skarcime, ku njëri mes Samuel Etoo, Torres, apo Demba Ba do të largohet.