Ardjan Takaj: Tifozët do të kënaqen, kemi aritur akord me 3 futbollistë të shkëlqyer

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj është duke ndarë gëzimin  dhe festën e titullit kampion me të gjithë tifozat korçarë. Takaj ka folur shkurtimisht pas takimit me Kukësin duke thënë se festa e korçarëve do të vazhdojë sa më gjatë.Skënderbeu shpallet kampion për herën e katërt rradhazi dhe një meritë kryesore luan dhe presidenti Takaj i cili ka investuar fuqishëm për këtë qytet.Por Takaj nuk ndalet, ai premton se Skënderbeu i sezonit tjetër do të jetë edhe më i fortë. Pas ndeshjes ai la të kuptohet se ka arritur akordin për të afruar në ekip 3 futbollistë nga më cilësorët në Shqipëri por nuk përmendi emra."Kam arritur akordin me 3 nga futbollistët më të mirë të Superligës, por emrat do t'i zbuloj pas përfundimit të kampionatit". -kjo ishte deklarata e shkurtër e takajt i cili ka premtuar se do të mëndojë për të ecur sa më larg dhe në Europë.