Elvin Beqiri: Tifozat shkodranë meritojnë ta shohin Vllazninë sa më lart
Ndeshjen e fundit në kampionat, mbrojtësi i Vllaznisë, Elvin Beqiri ka çuar peshë një Shkodër të tërë me golin që shënoi në fund të takimit kundër Flamurtarit. Mbrojtësi sqaron se triumfi në limit i ka shijuar edhe më shumë dhe shfaq bindjen se skuadra e tij do të mbijetojë."U lumturova dyfish me fitoren që arritëm përballë Flamurtairt, jo vetëm për pikët, por edhe për golin. Ky gol ishte për tifozat e mrekullueshëm shkodranë, jo më kot sapo shënova u drejtova te tifozët dhe ua dedikova atyre atë gol.Ata e meritonin, pasi ashtu si ne, edhe ata besuan deri në fund. Kjo ishte një fitore mbijetese, megjithatë asgjë nuk është mbyllur. kam besim se në Kavajë do të na mbështesin fuqishëm dhe ne do të përpiqemi mos i zhgënjejmë. Ata e mertiojnë ta shohin ekipin në nivele të larta dhe jo të luftojë për mbijetesë. -mbylli prononcimin e tij Beqiri.