Cikalleshi: Vendi i dytë është i pronotuar, rivalët të mos shpresojnë kot
Sulmuesi më në formë i skuadrës së Kukësit, Sokol Cikalleshi ka folur pas barazimit që ekipi i tij arriti në ndeshjen me Skënderbeun. Futbollisti ka bërë një sezon të shkëlqyer me Kuësin duke u konfirmuar dhe si golashënuesi i këtij ekipi.Cikalleshi shpreh bindje të plotë që vendi i dytë i takon Kukësit dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Ai flet dhe për finalen e Kupës kundër Flamurtarit.Bazrazimi në Korçë mendoj se vulosi shumë gjëra që ende mund të quheshin të paqarta në Superligë. Ekipi ynë ndodhet në vendin e dytë të rënditjes dhe në këtë pozicion kemi për ta mbyllur edhe në fund. Do të jemi nënkampionët e Shqipërisë por njëkohësisht do të bëjmë gjithçka për të fituar dhe Kupën.Kemi përballë Flamurtarin i cili ka një ekip shumë të mirë dhe mund të na vendosë në vështirësi, por përballjet direkt kanë treguar që në ja kemi marrë dorën vlonjatëve dhe nuk do të zhgenjejmë edhe në finale. Ky mund të quhet një sezon pozitiv për Kukësin ku kurorëzimi si fitues të kupës do t'i rregullonte edhe më shumë gjerat. - mbylli deklaratën e tij Cikalleshi