Mërgjyshi: Mundim Vllazninë fitojmë në Tiranë dhe mbijetojmë
Trajneri i Besës Artan Mërgjyshi ka folur në lidhje me dy sfidat e fundit të mbetura në kampionat dhe situatën në të cilën ndodhet ekipi i tij Besa. Kavajsit janë ekipi i cili rrezikon më shumë nga të gjithë rënien nga kategoria, por ende matematika ia lejon të shpresojnë. Ata do të ndeshen në dy javët e fundit përballë Vllaznisë dhe Tiranës.Nese Besa arrin ti fitojë këto 2 takime atëherë shpresat për mbijetesë janë të mëdha.Ndeshja e radhës për Besën do të luhet në shtëpi ku do të presin Vllazninë dhe një javë më pas do të udhëtojnë drejt Tiranës.Trajneri Mërgjyshi ka deklaruar: "Jemi ekipi i cili rrezikon më shumë nga të gjithë, por ende nuk jemi dorëzuar. Do të përpiqemi t'i fitojmë dy ndeshjet e mbetura dhe njëkohësisht do të shpresojmë deri në fund tek mbijetesa. Kam një ekip qe nuk e meriton të bier dhe do të provojmë deri në fund. Kemi besim tek forcat tona." mbylli deklaratën e tij Mërgjyshi