Mbrëmja NBA, Fitojnë Indiana, Oklahoma City dhe Golden State
Çerekfinalet e "Play off"-it kanë hyrë në fazën më interesante. Shumë duele do të zgjidhen në takimin final, në ndeshjen e 7, në përballjen më emocionuese.Oklahoma City Thunders ka fituar takimin e 6-të në fushën e Memphis Grizzlies duke e barazuar serinë në 3-3, ku tashmë do të zhvendoset gjithçka në Energy Arena të Oklahomës për të vendosur se kush do të shkojë në gjysmë finalet e konferencës së Perëndimit. Djemtë e Scott Brooks dominuam përgjatë gjithë takimit duke mos e diskutuar në asnjë moment fitoren. Protagonisti kryesor i Thundersave ishte kandidati kryesor për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit Kevin Durant me 36 pikët e tij. Memphis nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë për të eliminuar Oklahomën dhe tashmë do ti duhet që përballjen e fundit të kësaj serie ta zhvillojë në “Energy Arena” që me siguri do të jetë i tejmbushur.Faktorin fushë nuk arriti ta shfrytëzojë as skuadra e Atlanta Hawks përballë Indiana Pacers në “Philips Arena”. Skuadra e Franck Vogel i shpëton eliminimit dhe tashmë do të luaj ndeshjen përcaktuese në fushën e saj. Protagonistët kryesor për skuadrën e Indianës ishin Paul George dhe David West me nga 24 pikë secili. Nuk i mjaftuan Hawks-ve 29 pikët e organizatorit Jeff Teague. Rezultati përfundimtar 95-88 për Pacers. Ndeshja e 7-të do të zhvillohet të shtunën ne “Bankfield House” të Indianës.Sfida e fundit e mbrëmjes rezultoi dhe më emocionuesja. Në Oracle Center vendasit e Golden State pritën skuadrën e Los Angeles Clippers. Një takim mjaft i ekuilibruar që u zgjidh vetëm në sekondat e fundit. Një 3-pikësh i Barnes kur kishte dhe pak sekonda lojë i afroi Clippersat me vetëm një pikë por vetëm kaq pasi në fund gjithçka u mbyll me fitoren e Warriors 100-99. Protagonisti kryesor për skuadrën e Mark Jackson si gjithnjë ishte Stephan Curry me 24 pikët e tij. Nuk rezultuan të mjaftueshme për skuadrën e Rivers 19 pikët e Jordan Crawford, tashmë gjithçka zhvendoset në Stapless Center për takimin vendimtar të kësaj serie.Këto çerek finale po konsiderohen nga specialistët si takimet më spektakolare të viteve të fundit në NBA./nzh/oranews online/