Zhgënjen Juventus, Benfika i merr një barazim dhe arrin finalen

Mbyllet këtu aventura e Juventusit në Europa League. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte nuk ka arritur dot më shumë se një barazim pa gola në "Juventus Stadium" përballë Benfikës.Ndeshja e luajtur në Portugali ka përfunduar 2-1, çka ka bërë që Benfika të kalojë në finale duke eleminuar Juventusin. Pavarësisht përpjekjeve të shumta për të shënuar nga futbollistët e Juventusit, ata nuk arritën dot të realizojnë duke humbur shansin për të qenë finaliste në finalen që do të luhet pikërisht në "Juventus Stadium"Gjithçka është mbyllur 0-0 dhe ata që kanë festuar kanë qenë miqtë e ardhur nga Portugalia, të cilët arritën suksesin e madh. Juventus nga ana tjetër duhet të kthejë sytë nga kampionati ku një fitore në fundjavë do t'i shpallte ata zyrtarisht kampionë.Benfika do të luajë kështu finalen e Europa League përballë Sevillas e cila u kualifikua në sfidën përballë Valencias.