Valencia humb finalen në minutat shtesë, Sevilla i shënon një gol dhe kualifikohet

Dramatike mund të quhet ndeshja e luajtur në "Mestalla" atje Ku Valencia mundi 3-1 ekipin e Sevillas. Vendasit ishin vetëm një hap larg kualifikimit por gjithçka u prish në minutat e fundit të lojësEdhe pse Valencia arriti të fitojnë me këtë rezultat, ekipi i cili u kualifikua ishte Sevilla, pasi ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultatin 2-0. Ajo që ndodhi sot ishte e pabesueshme për ValencianNdeshja ka nisur me vendasit shumë përpara ku arrijnë të shënojnë dy gola që në pjesën e parë, duke e kthyer ndeshjen në favorin e tyre. Në pjesën e dytë arrijnë të shënojnë dhe golin e tretë gol që i çonte në finale.Por duhej të vinte minuta e 94 që ekipi i Sevillas të bëntë mrekullinë duke realizuar dhe njëkohësisht duke u kualifikuar për në finalen e Europa League ku do të ndeshet me Benfikën e cila eleminoi Juventusin.