Luis Suarez shpallet futbollisti më i mirë i Premier League
Luis Suarez është shpallur zyrtarisht lojtari më i mirë i Premier Ligës për sezonin 2013/ 2014. Ka qenë Shoqata e Futbollistëve Profesionistë ajo që ka votuar sulmuesin urugaian i cili ka lënë pas Eden Hazard dhe në vend të tretë Jaja Ture.Plot 30 gola në 31 ndeshje të Premier Ligës e bënë favorit të padiskutueshëm për të marrë këtë vlerësim. Pa dhënis së çmimit sulmuesi deklaroi:“Premier Liga është plot me lojtarë të shkëlqyer, kështu që është një nder i madh kur kolegët vlerësojnë punën në fushë. Unë përpiqem gjithnjë të jap më të mirën për skuadrën, por ky trofe u shkon shokëve të mi dhe stafit të Liverpulit, sepse pa ndihmën e tyre unë nuk do ta kisha fituar kurrë”.- mbylli deklaratën e tij Luis Suarez.Suarez kërkohet me ngulm nga Reali i Madridit por është në dëshirën e tij nëse do të largohet apo jo nga Liverpooli.