Higuain do të jetë gati për ndeshjen me Romën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 16:56
Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e kishte lënë jashtë fushave kohët e fundit dhe në ndeshjen e fundjavës kundër Romës pritet të jetë në fushë që nga minuta e parë.Rikthimi i Higuanin është një lajm shumë i mirë dhe për tifozat e Napolit pasi ata mund të mbështeten tek sulmuesi argjentinas. Napoli ndodhet e qetë në vendin e dytë në rënditjen e Seria A dhe luan kundër Romës pë ta "blinduar" përfundimisht vendin e 3-tëKëta janë të grumbulluarit e Benitez për sfidën ndaj Romës: Reina, Doblas, Colombo, Maggio, Zuniga, Reveillere, Ghoulam, Mesto, Albiol, Britos, Fernandez, Henrique, Bariti, Behrami, Dzemaili, Hamsik, Inler, Jorginho, Radosevic, Callejon, Duvan, Insigne, Mertens, Higuain dhe Pandev.