Gati rinovimi për Leo Messin, akoma nuk është vendosur kohëzgjatja
Pas spekulimeve që qarkulluan për muaj të tërë përsa i përket të ardhmes së njërit prej lojtarëve më të mirë të botës, duket se më në fund do të shuhen të gjitha zërat që qarkulluan muajt e fundit. Leo Messi do të vazhdojë të jetë një futbollist i Barcelonës edhe në të ardhmen. Kishte që në fillim të sezonit që diskutohej për rinovimin argjentinasit dhe duke parë se nuk po arrihej akordi mes klubit katalanas dhe Messit disa nga klubet më të pasura në Europë si Psg dhe Manchester City filluan të shfaqnin interesin e tyre madje duke nxjerr spekulime se ishin të gatshme të paguanin deri në 250 milion euro për shërbimet e argjentinasit, por tashmë gjithçka është mbyllur pasi ka mbërritur akordi mes Leo Messit dhe Barcelonës. Nga mediat iberike mësohet se 4 herë fituesi i topit të artë ka rënë dakord për anën financiare por akoma nuk është vendosur kohëzgjatja e kontratës së re. Fundi i saj mund të jetë qershori i vitit 2018 ose një vit më vonë , vit në të cilin Messi do të jetë 31 vjeç. Na mbetet të presim vetëm se çfarë do të vendosin argjentinasi dhe katalanasit për afatin e skadencës së kontratës por nuk pritet të ketë asnjë problem për të zgjidhur këtë detaj të fundit.