Sterling : Më është dashur ndihma e psikologut për të fituar besimin në vetvete

Anësori i Liverpoolit Raheem Sterling ka qënë surprizë më e bukur e Premier Ligës këtë sezon. 19 vjeçari ka qënë një ndër protagonistët kryesor të skuadrës së Brendan Rodgers këtë sezon, aftësitë e tij të mrekullueshme i kanë dhënë një ndihmë të madhe të kuqve që kur mbeten dhe 2 javë nga fundi i kampionatit e shohin veten në krye të tabelës. Por talenti i ri i cili të jep përshtypjen e një personi me mjaft siguri në vetvete ka deklaruar për mediat britanike se i është dashur ndihma e një psikologu për të rifituar besimin në aftësitë e tij. " Ndoshta nga jashtë jap përshtypjen e dikujt që ka shumë besim në vetvete po nuk ka qënë gjithmonë kështu. Pak kohë pasi u bëra pjesë e skuadrës së parë fillova të humb besimin në aftësitë e mia nuk provoja më sa të dribloja dhe kjo më krijoi shumë probleme. Ka qënë merita e psikologut Steve Peters i cili më ndihmoi të rifitoja besim në vetvete dhe sot mund të jap një ndihmë të madhe për skuadrën time" deklaroi anësori 19 vjeçar i Liverpoolit Raheem Sterling konsiderohet nga shumë specialistë si një nga talentet më të mëdha që futbolli anglez ka prodhuar së fundmi dhe me shumë mundësi trajneri përfaqësueses së "Tre Luaneve" Roy Hogson do ti rezervojë një vend për Boterorin e Brazilit. Sterling ka shënuar deri më tani 10 gola në kampionat duke qënë shpesh herë vendimtar për Liverpoolin dhe me sa duket një pjesë e meritës i takon psikologut Steve Peters.