Chelsea dhe Manchester City janë klubet që kanë shpenzuar më shumë në historinë e futbollit anglez

Chelsea dhe Manchester City janë pasqura më e mirë e investimeve të huaja në futbollin anglez. Financuaesi më i madh i klubit të City-t është kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe Mansour bin Zayed, ndërsa miliarderi rus Roman Abramovich ka investuar tek Chelsea këto 10 vitet e fundit rreth 2,4 miliard euro. Po të bëjmë një listë te dy formacioneve aktuale të këtyre dy skuadrave të ardhurat e shpenzuara janë mjaft të konsiderueshme. Po të merren vlerat e shpenzuara për secilin lojtar në fund rezulton se Abramovich ka nxjerr nga llogaritë e tij 6 milion euro më shumë se presidenti i City-t. Në 10 vitet e fundit në bilancin e klubit londinez regjistrohet një humbje prej 702 milion eurosh e ardhur kryesisht nga investime të gabuara në lojtarë që në fund nuk i kanë justifikuar shifrat e shpenzuara për ta. Mund të përmendim këtu rastin e Andiy Shevchenkos i ardhur për 44 milion euro nga Milani në vitin 2006 dhe i larguar falas për te Dynamo e Kievit 3 vite më pas. Edhe klubi i qytetarëve nuk rezulton aspak i fituar përsa i përket bilanceve. Mansour ka shpenzuar për klubin plot 849.6 milion euro, ka arritur të përfitojë nga transferime të ndryshme 243.6 milion, me një humbje prej 604.8 milion eurosh. Këto shifra marramëndëse bëjnë që Roman Abramovich dhe Mansour bin Zayed të jenë presidentët që kanë shpenzuar më shumë në historinë e futbollit anglez.