Conte: Nuk kemi frikë, Benfikën e mundim pa problem
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 14:26
Në konferencën për shtyp që paraprin gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Europës, kundër Benfikës, në “Juventus Stadium” trajneri i Juventusit, Antonio Conte tregohet i sigurt për kualifikimin e ekipit të tij.“Për mënyrën sesi i përjetoj unë ndeshjet, sfidat me eliminim direkt janë ato më ekzaltueset, ato që meritojnë një vëmendje të veçantë, ndonëse objektivi është gjithmonë i njëjti, vetëm dhe gjithmonë fitore. Nuk mund të them se sfida me Sasuolon ishte më shumë apo më pak e rëndësishme sesa kjo me Benfikën, por natyrisht që përveç titullit në Itali, kemi edhe një ëndërr europiane që duam ta realizojmë, ndaj do të luftojmë për ta bërë tonën edhe këtë, ndonëse Benfika është një ekip i fortë”. -ka mbyllur deklaratën e tij Antonio Conte