Hamdi Salihi gati të zgjatë kontratën me Hapoel Acre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Maj 2014, 14:15
Goli i shënuar nga Hamdi Salihi në minimale 1-0 ndaj Hapoel Haifa, ishte nga më të rëndësishimit e këtij sezoni. Kjo për faktin se skuadra e shkodranit ka arritur të mbijetojë në elitën e futbollit izraelit edhe për sezonin tjetër.Një pjesë e madhe e meritave i kalon shkodranit, i cili shënoi golin e vetëm të takimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë i pari që është rikonfirmuar nga ana e drejtuesve të klubit edhe për edicionin 2014-2015.Kur shkoi në janarin e këtij viti në Izrael, shkodrani firmosi një kontratë për deri në fund të sezonit me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.Forma e mirë e Salihit duket se ka bindur plotësisht drejtuesit e skuadrës pë t'i rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.