Bledi Shkëmbi: Fitoj dhe titullin e 5-të dhe më pas tërhiqem

Katër vite plot sukses ato që ka kaluar kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi me ekipin e qytetit të tij. Katër tituj rradhazi të fituar njëri pas tjetrit, nuk ka ku të shkonte më bukur për një qytet ku lider i ekipit është pikërisht kapiteni korçar.Pas zyrtarizimit së titullit të katërt ditën e djeshme Bledi Shkëmbi ka dhënë një deklaratë të shkurtër, duke thesksuar se ky titull nuk do të ishte i fundit për të pavarësisht moshës së madhe që ka." Jam i lumtur qe qyteti im po gëzohet çdo vit me trofe, presonalisht kam vendosur që të fitoj dhe një kampionat të fundit vitin që vjen dhe më pas të dorëzoj shiritin e kapitenit." - ka deklaruar Shkëmbi.Pavarësisht se është në një moshë jo shumë të re, Shkëmbi mendon se ka ende energji dhe për një tjetër vit të suksesshëm me ekipin e tij Skënderbeun. Kapiteni dëshoron të fitojë dhe titullin e 5-të rradhazi si "bardhekuq" dhe më pas të tërhiqet nga futbolli i luajtur.