Erjon Dushku do të jetë largimi i parë i Flamurtarit

Mbrojtësi lezhian i Flamurtarit, Erjon Dushku mund të jetë largimi parë i Flamurtarit, sapo të hapet merkato e verës. Dushku e ka deklaruar nëpërmjet një statusi në "facebook" se do të luajë dhe ndeshjet e mbetura dhe më pas me shumë mundësi do të largohet nga Flamurtari për tek një ekip tjetër."Një vit i bukur në Vlorë. I kënaqur dhe i rrespektuar nga të gjithë vlonjatët. Më kanë ngelur dhe 3 ndeshje për të luajtur dhe ju siguroj që do jap maksimumin tim ashtu siç kam bërë në çdo ndeshje.Pastaj do shoh pozicionin tim dhe me shumë gjasa mund të largohem. Më pëlqen të le miq dhe shoke në çdo qytet ku unë luaj dhe jam i sigurt qe në Vlore do kem shumë të tille. Respekte."Ky ka qenë satusi i Dushkut në profilin e tij në "facebook"  ku shpjegon mjaft qartë se lidhjet e tij dhe Flamurtarit do të shkëputen së shpejti.