Jose Mourinho: Një minutë vendosi të gjithë ndeshjen
Trajneri Chelsea-t, Jose Mourinho ka deklaruar se skuadra fituese në super sfidën mes ekipit të tij dhe Atletiko Madrid u vendos Brenda një minute në pjesën e dytë të ndeshjes. Blutë e Londrës u mposhtën 3:1 në Stamford Bridge dhe u eliminuan nga kompeticioni, ndërsa Atletico siguroi finalen e madhe të Lisbonës."Në një minutë të pjesës së dytë u vendos gjithçka. Një minutë kur portieri i Atleticos bëri një pritje të jashtëzakonshme duke ndalur goditjen e John Terryt me kokë, dhe pastaj penalltia që e shkatërroi ndeshjen", deklaroi Mourinho pas ndeshjes."Pas kësaj ishte vetëm një skuadër me moral të lartë, duke e ditur se me gjysmë ore kohë të mbetur, ata ishin nën kontroll. Për rreth 60 minuta ne menaxhuam ndeshjen, por gjysmëfinalet dhe ndeshjet e rëndësishme vendosen në detaje dhe ky ishte një detaj shumë i rëndësishëm. I uroj ata sepse janë skuadër shumë e mirë, dhe ajo që janë duke bërë në ligën spanjolle është fantastike", u shpreh portugezi."Është zhgënjim i madh që kemi humbur, por nuk mund t'i kritikoj futbollistët. Sezonin e ardhshëm do të jemi më të mirë se këtë sezon, ky është objektivi jonë, objektivi i të gjithëve. Futbollistët tanë të rinj do të jenë më të mirë, dhe shpresoj se do të kemi edhe disa futbollistë për të përmirësuar ekipin dhe do të arrijmë edhe më shumë në sezonin e ardhshëm", përfundoi ai.Eleminimi në Ligën e Kampioneve ka sjell kritika të shumta në drejtim të Murinjos i cili është akuzuar nga shumë tifoz në rrjetin social tëitter edhe me hashtagun zero tituli.