Simeone: Jam i lumtur me lojën e skuadrës
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka falënderuar skuadrën e tij pas fitores së ndaj Chelse-it dhe kualifikimit në finalen e Ligës së Kampionëve. Atletico mposhti Chelsea-n 3:1 në Stamford Bridge dhe do të luaj në finalen e madhe me rivalin e qytetit, Real Madrid në Lisbonë, falë golave nga Adrian Lopez, Diego Costa dhe Arda Turan. Simeone nuk mund të fshihte gëzimin e tij për përgjigjen e jashtëzakonshme të skuadrës, pas disavantazhit fillestar me golin nga Fernando Torres."Ishte e bukur, moment i rëndësishëm, por edhe më gëzon fakti se të gjithë ata që erdhën këtu shpenzuan shumë energji. Reagimi i ekipit do të mbetet në kujtesën e tifozëve. Kur shënuam golin e parë, rikthyem qetësin dhe ishim më të kujdesshëm. Nuk varet vetëm nga vrapimi, por edhe nga të qenit të mirë faktikisht", theksoi ai.Strateu argjentinas ndërkohë ka filluar akoma pa festuar ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës. "Sot duhet të mendojmë për Levanten pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe duhet të japim maksimumin".Në fund ka edhe fjalë të mira për Adrian që e cilëson si një lojtarë të mrekullueshëm: "Jam i lumtur për të pasi, është një futbollist për të cilin kam shumë besim dhe e vlerësoj në maksimum. Murinjon? E falenderoj për fjalët e mira. Është trajner punëtor, që ka fituar me disa skuadra".