Objektivat e Van Gaalit me Manchesterin
Louis van Gaal shpreson të mbyll me sukses negociatat me Manchester United-in në ditët e ardhshme dhe i vetëdijshëm se drejtuesit e skuadrës, janë nën presion nga rezultatet e këtij sezoni. Guus Hiddink do të jetë trajneri i ri i Holandës pas Kampionatit botëror dhe Frank Hoek, trajneri i portierëve në stafin e Van Gaalit, i ka theksuar Hiddinkut se ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në strukturën e Kombëtares ose t'i bashkohet Van Gaalit te United.Van Gaal i cili kërkon finalizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për emërimin e tij si pasardhës i David Moyesit ka kërkuar garanci nga kryesia e klubit për t'i vënë në dispozicion fonde për blerjen e përforcimeve gjatë merkatos së verës.Sipas Sports Mail, Van Gaal në listën e tij ka tre emra: mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos, mesfushorin sulmues të Borussia Dortmundit, Marco Rojs dhe mbrojtësin Mats Hummels.Toni Kroos është vënë gjithmonë nën lupën e djajve të kuq, por nuk mundën që të arrijnë marrëveshjen gjatë verës. Dështimi në Ligën e Kampioneve nga Bayerni mund të sjell edhe një mini revolucion. Sa i përket Rojs, blerja e tij duket e vështirë duke parë edhe deklaratën e fundit për mediat gjermane, ku siguroi se do të vazhdoj të qëndroj. Për të arritur te Hummels duhet mposhtur konkurrenca Barcelona dhe Chelsea.