"El Cholo" pushton Europën

Kur Diego Pablo Simeone u zgjodh nga presidenti i Atletico Madrid Cerezo për të drejtuar skuadrën në dhjetor të vitit 2011, fanella me numër 14 që "El Cholo" mbante mbi supe si futbollist u bë menjëherë më e shitura, madje duke ja kaluar edhe numrit  9 të Radamel Falcaos, kjo për të treguar dashurinë e madhe që tifozët e Atleticos kanë ruajtur gjithmonë për argjentinasin.Simeone ka ndërtuar një skuadër që lufton dhe dominon, një skuadër të guximshme dhe në të njëtjtën kohë më cilësi të lartë. Arritje e Atleticos është edhe më e madhe se ajo e Dortmundit vitin e kaluar, skuadra e Klopp pati shumë vështirësi për të arritur në finalen e Ëembley-t ndërsa Atletico i "El Cholo"-s ka shkatërruar këdo që ka gjetur përpara, duke filluar me gjigandët e Milanit e më pas te yjet e Barcelonës për të ardhur tek Chelsea i Jose Mourinhos.Pas viteve të Guardiolës e Mourinhos ky duket të jetë viti i i Diego Simeones. Argjentinasi i ka implementuar futbollistëve të tij një nga faktorët më të rëndësishëm që të dërgojë tek suksesi, dashurinë për fanellën. Gjithçka mund të ndërtohet me shumë punë dhe durim dhe pikërisht këtë ka bërë "El Cholo" me Atleticon. Pothuajse të gjithë protagonistët e këtij sezoni prej tre vitesh punojnë me Simeonen, sepse arma më e fortë e madrilenëve është pa diskutim forca e grupit."Los Colchoneros" eliminuan Barcën e fenomeneve pa shumë mund me një lojë të dominuar në të gjitha drejtimet, mungesa e Diego Costës në takimin e kthimit me katalanasit tregon më së miri se sa e bazuar është kjo skuadër në kolektiv dhe jo në individualitete. Atletico Madrid nuk llogaritej nga asnjeri në fillim të këtij sezoni, madje dhe kur po fitonte duke shpalosur një futboll të mrekullueshëm një pjesë e mirë mendonin se shumë shpejt gjithçka do mbaronte, a thua se historia pa trofe e klubit do të ndërhynte në sezonin fantastik të djemve të Simeones.Milani mendonte se ishte kundërshtari më i lehtë e më tej u dukte e pa mundur që dikush të nxirrte jashtë Barcelonën në çerek finale pas 6 gjysmë finaleve radhazi për ta ardhur te londinezët të cilët menduan se shmangën  dy superfuqitë e mëdha por ndoshta superfuqinë më të madhe e gjetën përballë. Ndoshta dhe në finale dikush do të vazhdojë ti konsiderojë djemtë e "El Cholo" si jo favoritë, por nëqoftëse si jo pretendentë nuk pëson asnjë humbje në Ligën e Kampionëve dhe je në prag të suksesit në kampionatin kombëtar atëherë ndoshta është më mirë të etiketohesh si i tillë.