Juventus tenton finalen e Europa League sonte me Benfikën
Sonte në mbrëmje Juventus dhe Benfika do të luajnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Europa League. E cilësuar si finalja e parakohshme e këtij kmompeticioni, do të luaj sfidën e kthimit pasi e para përfundoi me fitoren e portugezve në shifrat 2-1. Benfika do të tentoj të ruaj avntazhin nga ndeshja e pare, ndërsa Juventus të përmbys gjithçka në fushën, ku këtë sezon ka dhuruar jo pak mrekulli të madhe.Pak dyshime për Antonio Conten. Tekniku i Juventus duket se e ka caktuar 11-shin që do të hedhë në fushë për gjysëmfinalen e kthimit të Europa League kundër Benfikas. Në vend të Barzaglit do të jetë Caceres, i cili do të formojë treshen e mbrojtjes me Bonuccin dhe Chiellinin. Në mesfushë rikthehet në vendin e tij edhe Lichtsteiner, Pirlo, Pogba, Vidal dhe Asamoah, ndërsa dyshja e sulmit do të jetë Llorente-Tevez.Ndërkohë Benfika kundërpërgjigjet me formacionin 4-3-3:Në portë do të jetë Artur. Në mbrojtje Sikueira, Luizao, Garai, Pereira. Në mesfushë do të jenë Perez, Gaitan dhe Markovic të cilët do të mbështesin treshen Sulejmani, Lima dhe Rodrigo.Benfika në këtë sezon nuk ka humbur asnjë ndeshje në Europa League. Ndërkohë humbja e Juventusit në Lisbonë ishte e para në Europa League dhe e dyta në 17 ndeshje në këtë kompeticion. Hera e fundit kur bardhezintë janë mundur ka qenë humbja shokuese ndaj Fulhamit në sezonin 2009-2010 në shifrat 4-1. Juventus do të tentoj të rikthehet në një në një finale të madhe pas plotë 11 vjetësh. Një finale që nuk ka prestigjin e Champions League, por që me siguri është një shans i artë për ta bërë Konten triumfator edhe në Europë