Trofeu i Champions League do të qëndrojë në Madrid, Atletiko eleminon Chelsean dhe arrin në finale

Mbyllet sfida e dytë e gjysëmfinales së Champions League. Atletiko Madrid mer një fitore të madhe në Londër duke mundur Chelsean 1-3 dhe duke u bërë ekipi tjetër finalist që do të ndeshjet kundër Realit të Madridit në finalen e Championsit.Të besuarit e Simeones kanë zhvilluar një ndeshje fantastike duke treguar se janë ekipi më në formë i momentit. Në kampionat janë vetëm një hap larg trofeut dhe tashmë konfirmohen si finalistë të Champions League.Ndeshja ka nisur me ritëm të lartë ku Chelsea tregohet më i kujdesshëm duke u përpjekur të kontrollojë sa më shumë topin. Kanë qenë pikërisht blutë e Londrës ata që kanë kaluar të parët në avantazh, por festa nuk zgjati shumë. Atletiko kundërpërgjigjet menjëherë me Adrian Lopez i cili gjendet i zbuluar në zonë dhe barazon shifrat në 1-1.Me këtë rezultat  mbyllet pjesa e parë për të arritur tek e dyta e cila do të flasë e gjitha për Atletikon. I futur në lojë si zvëndësues, Samuel Etoo shkakton faull në zonë duke penguar Diego Costën dhe arbitri akordon penallti. Nga pika e bardhë nuk gabon Costa i cili kalon Atletikon në avantazh.Shokohet Chelsea dhe mbrojtësat humbin totalisht përqëndrimin, pak momente më vonë është Arda Turan i cili do të shënojë golin e 3-të, gol ky që do të vuloste përfundimisht takimin. Atletiko behet kështu finaliste e Champions League pas plot 40 vjet pritje. Ata do të përballen kundër Realit të Madridit në 25 Maj.Chelsea i Mourinhos e mbyll këtu aventurën në Champions League dhe do të provojë të tentojë diçka në kampionat pasi i është afruar disi Liverpoolit kur kanë mbetur edhe 3 jave nga fundi.(Foto: Momentet e ndeshjes)