Brendan Rodgers : Ne do të mësojmë shumë nga ky sezon sido që të mbyllet ai
Trajneri i Liverpoolit Brendan Rodgers ka kohë deri këtë fundjavë për të ringritur moralin e skuadrës së tij pas humbjes me Chelsean fundjavën e kaluar. Manchester City është tashmë pretendenti kryesor për ta fituar kampionatin pasi me tre fitore skuadra e Pellegrinit do të shpallej me shumë mundësi kampion sepse ka një golavarazh shumë më të mirë se të kuqte. Për momentin Liverpooli vazhdon të jetë në vendin e parë por deri të hënën kur skuadra e Rodgers do të përballet me Crystal Palace mund ta shohë veten në vendin e 3-të. Për këtë situatë ka folur trajneri i Liverpoolit Breandan Rodgers : "Është bukur të jesh i përfshirë në këtë luftë, kjo është e vetmja mënyrë për të fituar përvojë. Fitojmë apo jo titullin ne do të mësojmë shumë nga ky sezon, përvoja e fituar mund të na shërbejë shumë për të ardhmen" theksoi tekniku i të kuqve Më tej irlandezo-veriori deklaroi : " Sigurisht që duam të fitojmë, jemi në pozitat e duhura për ta bërë këtë. Duhet ta shijojmë deri në fund këtë moment. Fansat tonë janë mjaft të kënaqur dhe ne po e tregojmë ne çdo ndeshje se sa e rëndësishme është kjo fanellë për ne. I kujtova lojtarëve se sa vlerë ka puna që nepo bëjmë. Jam krenar për gjithçka që kemi kryer" u shpreh Rodgers Në fund britaniku foli edhe për mbarëvajtjen e këtij sezoni që po shkon drejt përfundimit. " Në fillim të sezonit askush nuk na llogariste si pretendent, dukej shumë e vështirë që skuadra jonë të luftonte për objektiva madhorë, ndërkohë që tani ne jemi në vendin e parë kur kanë mbetur edhe 2 takime nga fundi. Ajo që kemi bërë është me të vërtetë fantastike. Unë nuk jam fare i befasuar sepse e dija që në fillim nivelin e lojtarëve me të cilët po punoja" përfundoi tekniku i Liverpoolit Brendan Rodgers. Liverpooli ndodhet për momentin në vendin e parë me 2 pikë më shumë se Chelsea dhe 3 më shumë se Manchester City por me këta të fundit që kanë zhvilluar një takim më pak.