Vllaznia mund Flamurtarin "in extremis" i shpëton kapiteni Beqiri

Sot për Vllazninë s’kishte më rrugëdalje, vec fitores në sfidën kundër Flamurtarit. Pas humbjes në kryeqytet me Tiranën, situata e ekipit shkodran ishte ndërlikuar mjaft, ndaj i dilte për detyrë të marrë pikët e plota, 6 të tilla, në dy ndeshjet që i kanë mbetur për t’i luajtur në shtëpi.Një gol i vonë i kapitenit Elvin Beqiri në nimutën e 88 të ndeshjes  i ka shëptuar "kuqeblutë" pasi humbja ose barazimi mund të ishte një dramë e vërtetë, për arsyen se Besa është fare pranë.Fitorja e sotme ka shtuar tri pikë tepër të çmuara në llogarinë e Vllaznisë, duke bërë që ajo të barazohet me pike me Flamurtarin të paktën për momentin pasi në vazhdim e presin dhe 2 sfida shumë të vështira.Ndeshja e luajtur sot në "Loro Boriçi" përfundoi 1-0 për shkodranët dhe ishte e vlefshme për javën e 31 të Superlgës Shqiptare