Leksioni mjeshtëror i mbretit Carlo Ançeloti

Të tilla arritje quhen kryevepra. Në fillim me kundërsulme më pas me goditje standarde. Në fillim me një qëndër sulmues më pas me një qëndër mbrojtës dhe për të vendosur qershinë mbi tortë më fenomenin e skuadrës. Ancelotti dërgon Realin e Madridit në Lisbonë ku i pret trofeu i dhjetë në Champions, e bën këtë pas dy gjysmë finalesh të jashtëzakonshme si përsa i përket vendosjes taktike ashtu edhe përsa i përket shpejtësisë dhe cilësisë së lojës. Me Ancelottin nuk sheh dy herë të njëjtën mënyrë lojë, ai nuk bëhet kurrë i mërzitshëm. I shkaktoi Guardiolës dhe këtu po flasim gjithashtu për një nga teknikët më të mirë në botë një humbje që vështirë se spanjolli do ta harrojë farë lehtë. Ancelotti pati aftësinë për ta sjellë Realin në momentin kulminant të sezonit në një kondicion fizik të shkëlqyer, pikërisht parapara finales së Kupës së Mbretit dhe në prag të këtyre gjysmë finaleve. Ndoqi një mënyrë lojë të qartë, në momentin që zotërojmë topin sulmojmë menjëherë me gjithë shpejtësinë e mundshme. Bajerni pati shpesh kontrollin e topit por pa rrezikuar asnjëherë seriozisht ndërkohë që ne momentin që skuadra madrilene kontrollonte sferën shpejtësia e Ronaldos, Bale-t e Di Marias ishte vrasëse për bavarezët, dhe kjo është një tjetër meritë e italianit. Edhe vetë fituesi i topit të artë i pyetur pas takimit për 16 golat sezonal në Champions edhe ky një rekord më vete u përgjigj duke thënë se pjesën më të madhe të meritës e ka Carlo Ancelotti Në Lisbonë italiani me këdo që do të ketë përballë do të kërkoj një hakmarrje të vogël, Atletico po triumfon në La Liga dhe mund ti privoje madrilenët nga një trofe i rëndësishëm dhe nga ana tjetër ishte pikërisht Mourinho që kur drejtonte Interin eliminoi Chelsea-n e Ancelottit në çerek-finale. Carletto nuk ka qënë kurrë polemik, nuk kërkon të jetë në qëndër të vëmendjës për deklaratat e tij por për punën që ai kryen, dhe e kryen në mënyrë të mrekullueshme. Një triumf në Lisbonë jo vetëm që do te sillte Realit trofeun 10-të i kthyer në një obsesion të vërtetë për madrilenët por do ti dhuronte edhe mbretit Ancelotti Champions Leaguen e tretë në karrierën e tij si trajner. Më falni nëse është pak.