Terry: Nuk kthehem më tek Anglia
John Terry ka mohuar të gjitha spekulimet rreth rikthimit në ekipin e Anglisë për Kampionatin botëror në verë, duke këmbëngulur se nuk synon t'i bashkohet skuadrës që drejtohet nga Roy Hodgson. Terry u shoqërua nga zëra të shumtë për rikthim në ekipin e Anglisë së bashku me shokun e skuadrës Gary Cahill në qendër të mbrojtjes në Brazil, pasi kaloi një sezon në formë të jashtëzakonshme te blutë e londrës Por, ish kapiteni i Anglisë ka theksuar se nuk ka ndërmend të rikthehet dhe do të qëndrojë në plazh me familjen e tij gjatë verës. "Do të jem në pushime gjatë kësaj vere, tashmë e kam bërë të qartë. Qëndrimi im është I vendosur, edhe pse shumë njerëz nuk e kuptojnë. Por, i uroj ekipit të Anglisë dhe Royt gjitha të mirat". Me tej mbrojtësi i Chelseat u ndal edhe te zërat që e shohin atë larg skuadrës së Murinjos. "Trajneri ka thënë se unë duhet të qëndroj gjithmonë këtu dhe unë mendoj dicka të tillë. Në këtë klub kam luajtur që në moshën 14 vjec. Nuk kam luajtur në asnjë vend tjetër dhe shpresoj ta mbyll karrierën me këtë skuadër"- përfundoi intervistën Teri që sonte është në dyshim për tu aktivizuar ndaj skuadrës së Atletiko Madrid.