Rooney i frikësuar nga afrimi I Van Gaal
Wayne Rooney është i shqetësuar rreth planit të Manchester Unitedit për emërimin e Louis van Gaalit në postin e trajnerit, për shkak të marrëdhënieve të afërta të holandezit me Robin van Persien, shkruan britanikja Daily Mail. Sulmuesi i Unitedit është i shqetësuar se situata mund të sjellë një pasqyrë të ngjashme me atë të sezonit të shkuar nën drejtimin e Sir Alex Fergusonit, kur Van Persie u bë sulmuesi kryesor i ekipit. Rooney luante si sulmues i dytë dhe ishte shumë pranë largimit nga klubi. Por, qëndrimi i tij ndryshoi gjatë aventurës së shkurtër të David Moyesit, ndërsa pritej të emërohej kapiten i ri për sezonin e ardhshëm. Por, këtë gjë nuk e ka të garantuar tani nëse Van Gaal emërohet në postin e trajnerit të ri. Me largimin e Moyesit, Van Persie është rikthyer në stërvitje pas një lëndimi. Van Gaal është edhe më afër detyrës së trajnerit në Old Trafford pas kualifikimit të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve, që pothuajse e largoi Carlo Ancelottin nga kandidatura. Ndërkohë vazhdon të mbetet e hapur edhe hipoteza e Diego Simeone që sonte në mbrëmje do të jetë në Londër për të luajtur ndeshjen e kthimit me Chelsean. Van Gal është nën presion pasi me 7 Maj do të filloj përgatitjet për në Botëror dhe dëshiron të ketë një marrëveshje paraprake.