Skënderbeu shpallet zyrtarisht kampion i Shqipërisë, e kurorëzon Kukësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2014, 15:55
Tashmë është zyrtare, ekipi i Skënderbeut ka fituar për të katërtën herë rradhazi titullin kampion. Korçarët nuk kanë të ndalur, ata shpallen zyrtarisht kampionë pas barazimit 3-3 kundër Kukësit edhe pse duhen dhe dy javë nga fundi i kampionatit.Skënderbeu ka barazuar sot 3-3 në një sfidë spektakolare me gola kundër Kukësit. Ekipi Mirel Josës më këtë barazim ruan diferencën me ndjeksit +7 pikë dhe është kampion pa përfunduar i gjithë kampionati.Ribaj njëherë dhe dy herë Pejiç ishin autorët e golave për Skënderbeun, ndërsa kuksianët kanë reaguar mjaft mirë duke barazuar rezultatin. Izuçuku, Cikalleshi, dhe Hysa shënuan për Kukësin. Ndeshja ka përfunduar 3-3 dhe ky barazim duket se u ben punë të dyjave pasi dhe Kukësi mer vendin e dytë në rënditje.Në takimet e tjera Vllaznia ka mundur Flamurtarin në Shkodër me gol te kapitenit Beqiri në minutën e 88. Shkodranët marrin një fitore me shumë vlera por çeshtja "mbijetesë" ende nuk është mbyllur. Laçi ka mundur në shtëpi Partizanin 2-0 me 2 gola të kapitenit Vucaj, Kurbinasit ndajnë me pikë të barabarta me Teutën vendin e katërt të rënditjes. Vend që i çon në Europë.Edhe durrsakët e Teutës kanë fituar në Lushnjë 0-2 me gola të Xhafaj dhe Beqja. Ndërsa takimi i luajtur në Krujë mes Kastriotit dhe Tiranës është mbyllur me fitoren 2-3 të "bardhebluve". Ekipi i Maganit me fitoren e sotme pothuajse ka mbyllur gjithçka përsa i përket mbijetesës. Mbyllet kështu java e 31 e Superigës Shqiptare kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i gjithë kampionatit. U luajtën:Skenderbeu - Kukesi 3-3 ( Ribaj 20′, Pejic 58, 61′ / Izucuku 64′, Cikalleshi 66′, Hysa 84′ )Laci - Partizani 2-0 ( Vucaj 65′ (pen), Vucaj 74′ )Vllaznia - Flamurtari 1-0 (Beqiri 88' )Kastrioti - Tirana 2-3 ( Turdiu 66′ (pen), Ferraj 85′ / Peposhi 39′, Muca 40′ , Limani 82′ )Lushnja - Teuta 0-2 ( Xhafaj 10′, Beqja 47′ )Bylis - Besa (0-3 në tavolinë)
Dy javët e fundit të Superligës:JAVA E 32-të (3 MAJ)Partizani-SkënderbeuLaçi-KastriotiKukësi-LushnjaBesa-VllazniaFlamurtari-TiranaTeuta-Bylisi (3-0)
JAVA E 33-të (10 MAJ)Skënderbeu-LaçiLushnja-PartizaniVllaznia-TeutaTirana-BesaKastrioti-FlamurtariBylisi-Kukësi (0-3)