Itali / Roma projekton rikthimin e Lamelas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Prill 2014, 13:50
Ekipi i Romës ka filluar të mendojë që tani për të përforcuar ekipin gjatë merkatos së verës. Ekipi Garcias po mendon të rikthejë në ekip ish futbollistin e saj, argjentinasin Erik Lamela.Lamela u largua verën e kaluar nga Roma për tek Tottenham dhe shihej si një futbollist që do të linte gjurmë tek ekipi anglez, por që në momentin që shkeli në Londër, ky futbollist humbi dhe nuk mundi për asnjë moment të linte gjurmë te Tottenham.Argjentinasi është shpallur i padëshiruar dhe nga tifozat e ekipit londinez dhe shumë shpejt pritet largimi.Klubi që mund të marë shërbimet e lojtarit është Roma pasi tek ky ekip ai arriti të shkëlqente. Drejtuesit e Romës do të paraqiten së shpejti me një ofertë tek dyert e Tottenham.