Skënderbeu - Kukësi, korçarët gati për festë , Vllaznia pret Flamurtarin në duelin "mbijetesë"
Superliga Shqiptare ngre sot siparin e javës së 31. Gjithçka po shkon drejt përfundimit dhe ekipet luajnë shanset e fundit dhe këto ndeshje që kanë mbetur. Të gjitha takimet do të luhen në orën 16:00Sfida më interesante e ditës së sotme është ajo mes Skënderbeut dhe Kukësit që do luhet në Korçë. Nëse Skënderbeu fiton sot përballë kuksianëve do të festojë titullin e katërt kampion. Edhe barazimi i shpall kampionë por varet çfarë rezultati do marrë Partizani.Përballja tjetër interesante luhet në Shkodër. Vllaznia pret Flamurtarin në një duel mbijetesë. Nëse shkodranët nuk fitojnë sot, Besa i arrin me pikë dhe ata rrezikojnë rënien. Pak a shumë në të njëjtat pozita është edhe Flamurtari por ka 3 pikë më shumë.Në takimet e tjera Laçi do të presë Partizanin, Kurbinasit duan Europën dhe sot do të kërkojnë 3 pikët përballë Partizanit i cili ndodhet në vendin e dytë dhe do përpiqet ta ruajë këtë vend deri në fund.Kastrioti i dorëzuar pret Tiranën dhe do përpiqet t'i hapë probleme, Ekipi i Maganit ndodhet disi më i qetë, dhe në rast të një fitoreje sot mund të pretendojë dhe Europën.Lushnja gjithashtu e rrëzuar pret Teutën e cila ka objektiv Kupat e Europës, ndërsa ndeshja tjetër Bylis - Besa nuk do të luhet pasi kavajasit marrin fitoren 0-3 në tavolinë për shkak se ballshiotët janë të dënuar.