Anceloti: Jam i lumtur me atë që dha skuadra
Carlo Ancelotti ndihet i kënaqur me lojën që zhvilluan lojtarët e tij, në ndeshjen me Bayrn Munichun, të cilin e eliminoi lehtësisht nga Liga e Kampioneve. Galaktikët fituan 4:0 në “Allianz Arena”, duke u kualifikuar në finale të këtij kompeticioni dhe trajneri italian ndjehet krenar me lojën që shfaqën madrilenët."Zhvilluam një ndeshje perfekte. Ky ekip më befason çdo ditë e më shumë. Pjesa e parë ishte fantastike", deklaroi fillimisht trajneri i Realit."Unë nuk jam i befasuar. Lojtarët luajtën mjaft mirë dhe gëzimi është i përligjur. Kemi punuar mjaft mirë në grup. Më e rëndësishmja është se pas 12 vjetësh, Real Madridi është në finale të Ligës së Kampionëve. Ky është një lajm i mirë", theksoi Ancelotti, i cili tha se Reali do të mundohet të fitojë për Xabi Alonson, që do të mungojë në finale."Tani kemi një mundësi mjaft të mirë për të fituar trofeun. Nuk më intereson shumë se kushdo të jetë finalistja tjetër pasi nuk kemi frikë asnjë kundërshtarë. Ksabi Alonso? Më vjen keq, por duhet të fitojmë finale edhe për të. Alonso ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm për ne dhe do na mungoj në finale" - përfundoi intervistën pas ndeshjes tekniku Italian që është konfirmuar si macja e zezë e skuadrës së Bayernit dhe duke thyer edhe tabun e Realit në Mynih. Në 7 ndeshje ndaj bavarezve, Anceloti ka fituar 5 dhe ka humbur vetëm 2.