Ronaldo thyhen rekordin e Messit
Cristiano Ronaldo ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve. Ylli portugez u bë legjenda e këtij kompeticioni pas golave të shënuar në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.Futbolli portugez mori një top të mirë nga Gareth Bale dhe shënoi në minutën e 34-t, ndërsa në fund shënoi golin e dytë personal nga gjuajtja e lirë. CR7 arriti në kuotën e 16 golave nga 10 ndeshje të zhvilluara, duke kryesuar i vetëm në këtë listë dhe duke i lënë prapa rekordin e deritashëm të Messit dhe Altafinit.Ndërkohë, 29 vjeçari kaloi edhe Messin, në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Championsit. Portugezi deri tani ka zhvillua 10 ndeshje duke humbue vetëm atë ndaj Gallatasarait në grupe. Asnjë lojtarë nuk ka shënuar më parë kaq shumë sa Ronaldo.Rekordi i Messit është gol në çdo 70 minuta, ndërsa në të tretin qëndron Van Nistenroi me 12 gola dhe me një mesatare me gol për cdo 57 minuta. Ronaldo ka arritur shifra të dyfishta në Ligën e në tre sezone radhazi, 12 dhe 10 në dy sezonet e kaluara. Ish lojtari i United do të ketë mundësinë që të luaj edhe finalen e madhe ndaj Chelseat ose Atletiko Madrid.