Murinjo: Ndeshje mes të barabartësh
Chelsea-Atletiko Madrid do të nxjerr edhe finalisten e dytë të finales së Madhe të Lisbonës për këtë sezon. Barazimi 0-0 në ndeshjen e parë ka lënë gjithça të hapur për sfidën e kthimit e cila do të zhvillohet sonte në mbrëmje në “Stemford Brixh”. Strategu i Chelseat, Jose Murinjo, ka vlerësuar skuadrën e Atletiko Madridit."Është një skuadër që di të mbrohet mjaft mirë dhe të shënoj gola. Janë në gjysmëfinale të Ligës së Kmapioneve dhe i ndan vetëm një sfidë për në finale. Nga analiza ime mendoj se janë një skuadër e mirë"Me tej Portugezi komentoi edhe kritikat e fundit të shumë specialistëve për lojën e theksuar në mbrojtje të bluve të londrës."Futbolli është i mbushur me filozofë që dinë shumë më shumë se unë. Një skuadër duhet të dijë të mbrohet. Kur duhet të fitosh duhet të kërkosh golin dhe duhet të shfrytëzosh në maksimum cilësitë e lojtarëve që ke në dispozicion. 10-20 apo 30 vite më parë një skuadër varej nga trajneri dhe nga klubi ndërsa sot varet nga kritikët. Unë di tju them juve që Chelsea është ekipi i vetëm që ka hedhur në fushë tre sulmues në një ndeshje gjatë këtij sezoni të Champions League.".Sa i përket sfidës së sotme Murinjo do ti gëzohet rikthimit të Hazard dhe Territ nga dëmtimi ndërsa Çeh megjithëse është stërvitur sërish do ta nis ndeshjen nga stoli. Ai shikon një ndeshje të ekuilibruar sonte:"Kjo është eksperienca ime e pestë radhazi në gjysmëfinale. Do ta nisim nga rezultati 0-0 që është një rezultat i ndryshëm nga ai i ndeshjes me Parisin. Ta nisësh nga 0-0 në shtëpinë tënde nuk është ndonjë rezultat edhe aq i mirë. Shoh një ndeshje shumë të ekuilibruar" - mbylli intervistën e tij strategu portugez.