Guardiola: Përgjegjësia është e gjithë e imja

Një Pep Guardiola dukshëm i mërzitur pas humbjes shkatërruese me Realin e Madridit ka folur para medieve duke marrë të gjitha përgjegjësitë e këtij dështimit të bavarezëve në këtë gjysmë finale." Kam gabuar në disa zgjedhje taktike që kam bërë. Përgjegjësia e kësaj humbje bie vetëm mbi mua, lojtarët e mi nuk janë aspak fajtor, vetmi që mund të fajësohet jam unë" - u shpreh tekniku spanjoll cili dje përballë Realit pësoi humbjen më të thellë të karrierës së tij.Trajneri i Bajerni-t foli edhe për mënyrën se si skuadra e tij luajti në këtë takim." Luajtëm me të vërtetë keq. Kjo është arsyeja e vetme, nuk ka justifikime të tjera. Kur luan në këtë mënyrë përballë një skuadre të madhe në fund ndëshkohesh rëndë, por e përsëris që unë jam i vetmi përgjegjës. Në karrierën time kam kaluar shpesh momente të vështira dhe ky është njëri prej tyre" theksoi tekniku i bavarezëve Josep GuardiolaEliminimi i turpshëm nga Liga e Kampionëve i ardhur pas një humbjeje zhgënjyese në "Allianz Arena" 4-0 me Real Madridin nuk ka lënë indiferent edhe presidentin e Bajernit të Mynihut Kalr-Hainz Rummenigge i cili u shpreh në këtë mënyrë :"Më mirë mos të flas shumë, na dominuan në të gjitha drejtimet ishte një shkatërrim total. Kemi një trajner mjaft të aftë dhe nuk mjafton një humbje sado e rëndë për të vënë në diskutim aftësitë e tij. Reali luajti një ndeshje fantastike dhe këtu mbyllet çdo diskutim" deklaroi presidenti i bavarezëve Rummenigge.