Guardiola: Kam besim të plotë tek ekipi im

Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola ka folur sot para ndeshjes kundër Realit të Madridit duke thënë se ka shumë besim tek ekipi i tij dhe sot ata i kanë të gjitha shanset për t'u kualifikuar.“Do të jetë një ndeshje e gjatë, duhet të shënojmë sa më shpejt për ta kthyer lojën në favorin tonë. Kemi nevojë që fansat të jenë fantastik, ashtu siç kanë qenë në çdo ndeshje, pasi kjo ka për të ndikuar. Jam i sigurtë se ata do jenë me ne ne sot. Ne mund të arrijmë finalen. Ekipi e do këtë, unë e dua, fansat e duan. Së bashku mund tja dalim!.” -shtoi Pep“Gjithashtu kemi nevojë që futbollistët të japin maksimimin, kemi nevojë për një ndeshje të mirë të Franck Ribéry ndaj Real Madrid. Kur është i nervozuar jep më të mirën e tij.Nëse besojmë se do fitojmë për shkak se kemi pasur sukses në të kaluarën, atëhere do të thyhemi. Unëe di se përse bayern i ka fituar të gjitha sezonin e kaluar, jemi nende në lojë për ta bërë dhe do të tentojmë me gjithçka.” -ka mbyllur deklaratën e tij Guardiola