David Alaba: Rrespektojmë Realin, por në finale do të shkojmë ne

Mbrojësi i Bayernit, Alaba ka folur sot përpara takimit kundër Realit tëMadridit suke shprehur bindjen se ekipi i tij do të arrijë të kualifikohet për në finale."Jemi të vetëdijshëm që nuk do jetë e lehtë ndaj Real. Ata kanë lojtar fantastikë të cilët janë më të mirët nëpër rolet e tyre dhe ne i rrespektojmë, por ne nuk përqëndrohemi tek lojtarët e tyre, përqendrohemi tek forcat tona.Edhe ne kemi në ekip futbollistë që janë më të mirët. Franck Ribery tregoi në fundjavë se sa lojtar fantastik që është. Ka një personalitet fantastik, dhe sot do na ndihmoje shume.Lahm çdo ndeshje e luan në nivel të lartë, nuk e kam parë njëherë të zbresë nga klasi i tij. Kemi nevojë që kapiteni të na orientojë. Duam të arrijmë finalen e Lisbonës. Eshtë ëndërra jonë që të jemi aty. Roli im në fushë ? Varet nga kundërshtari. Mund të lëviz drejt qendrës, mund të qëndroj në krah. Varet se çfarë udhëzimesh na jep trajneri." - mbylli deklaratën e tij Alaba